1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Në mes të Stambollit, njihuni me sheshin Adem Jashari

Rekomandime

Stambolli i ka dedikuar gjithë Parkun një shqiptari. Emri i Adem Jashari, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në Iuftën për pavarësinë e Kosovës, është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll.

- Advertisement -

Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj do të shprehej: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”.

Në parkun Dëshmori Adem Jashari që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të policisë ndodhet edhe një kullë sahati e ngjashme me një kullë historike sahati në Ballkan 13 metra e lartë.

Parku shtrihet në një sipërfaqe 1.600m2 dhe krahas kullës së sahatit në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente çlodhëse.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit