1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në Novobërdë mbi 10 martesa në mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë

Rekomandime

Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët zgjedhin të marrin për grua një serbe apo edhe anasjelltas.

- Advertisement -

Edhe pse në Kosovë ka vende me shumicë serbe, martesat mes dy etnive nuk është shumë e shpeshtë për shkak të raporteve armiqësore mes dy vendeve.

Lexo Edhe:
Në Novobërdë mbi 10 martesa në mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë
Por, ndryshe është në komunën e Novobërdës.

Kështu ka bërë të ditur edhe Sylejman Avdyli, menaxher I personelit në komunën e Novobërdës për Arbresh.info.

- Advertisement -

Sipas tij vetëm gjatë vitit 2019 dhe në dy mujorin e 2020 gjithsej kanë qenë 169 kurorëzime mes dy komuniteteve.

“Sa i përket kurorëzimeve gjatë vitit 2019 dhe dy mujorit të 2020 gjithsej kanë qenë 169 kurorëzime të etnive të ndryshme”, ka thënë Avdyli.

- Advertisement -

Veç kosovarëve, në këtë numër të martesave janë të përfshirë edhe shqiptaret e Shqipërisë, ku numri i martesave mes tyre është gjithsej 11.

“Gjatë gjithë vitit 2019 dhe dy mujorit të vitit 2020 kemi pasur kurorëzime ndërmjet komunitetit Serbë dhe shqiptarëve të Shqipërisë gjithsej 11 martesa”, deklaroi Avdyli.

Pavarësisht armiqësisë mes shqiptarëve dhe serbëve, duket se martesat mes tyre nuk kanë asnjë problem përderisa nga kjo komunë deklarohet se nuk ka asnjë ndarje.

“Ndarje nuk ka pas”, ka thënë Avdyli shkurt për Arbresh.info sa i përket ndarjeve.

Në një hulumtim i cili kishte ndodhur vite më parë thuhej se shkaku i këtyre martesave është kryesisht gjendje ekonomike e keqe e shqiptareve.

Pos, kësaj këto martesa behën me ndërmjetësuese të cilët edhe marrin para nga serbët për martesa me shqiptarët e Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit