7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në Paris “Ejcenter shpk” nga Kosova fiton çmimin për organizmin e trajnimeve më të mira për filler dermal

Rekomandime

Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Kullën e Ajfelit n Paris, “Ejcenter shpk” si përfaqësues ekskluziv i brendit Neauvia Organic për Kosovë, është shpallur kompania që ka organizuar trajnimet (workshopet) më të mira për filler dermal gjate vitit 2019.

- Advertisement -

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësuesit e Neauvia-s nga e gjithë bota. Si përfaqësues ekskluziv i brendit Neauvia Organic ishim të nderuar që jemi zgjedhur si lider në organizimin e trajnimeve.

Është privilegj i jashtëzakonshëm për ne që një kompani nga një shtet i ri dhe i vogël siç është Kosova të vlerësohet për profesionalizëm të lartë në trajnime. Kosova është e para dhe e vetmja nga të gjitha shtetet në rajon që ka marrë një çmim të tillë.

Ejcenter gjatë vitit 2019 ka trajnuar rreth 200mjek nga Kosova për përdorimin e fillerëve dermal. Trajnerët më të mirë ndërkombetarë kanë trajnuar në Kosovë mjekët më të mirë për aplikimin e teknikave më të avancuara të përdorimit të fillerëve dermal.
Kompania Ejcenter është e përkushtuar që trajnime të ngjashme të organizoj edhe këtë vit në mënyrë që praktikat, teknikat dhe produktet më të mira të cilat i ofrojnë mjekët në Evropë dhe në botë të përvetësohen edhe nga mjekët tanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit