0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në pesë orët e fundit, katër tërmete në Bosnje dhe Hercegovinë

Rekomandime

Në pesë orët e fundit, Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) ka regjistruar katër tërmete të forta në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rreth pesë orë më parë, në Bosnje u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, ndërsa pas një ore, EMSC regjistroi edhe një tjetër tërmet edhe më të fortë, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter 35 kilometra në juglindje të Mostarit dhe 5 kilometra në lindje të Stolacit.

- Advertisement -

EMSC gjithashtu raportoi tërmete me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter 49 kilometra në juglindje të Mostarit dhe katër kilometra në verilindje të Stolacit, shkruan Avaz.

Tërmeti i fundit u regjistrua me magnitudë 3.1 ballë, 34 kilometra nga qyteti në Neretva dhe 16 kilometra nga Stolac.

Kujtojmë se mbrëmë Bosnja u godit edhe nga një tërmet më i fuqishëm me magnitudë 5.6 shkallë të Rihterit, ku si pasojë një 28-vjeçare ka marr lëndime të rënda dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

- Advertisement -

Dridhje të tokës ka pasur mbrëmë edhe në Kosovë, ku lëkundjet u ndjen dukshëm edhe në shumë qytete të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit