Sunday, July 21, 2024

Digjet shkolla, vdesin 27 nxënës

- Advertisement -
- Advertisement -

Një zjarr në një shkollë islamike në Liberi ka vrarë të paktën 27 nxënës.“Fëmijët po mësonin Kuranin kur nisi zjarri,” tha zëdhënësi i policisë, Moisiu Carter.Zjarri besohet se shpërtheu në orët e para të mëngjesit.

Carter u shpreh për Reuters se dy nxënës të mbijetuar u dërguan në spital.

- Advertisement -

Ndërkohë policia tha për BBC se janë ende në kërkim të kufomave nën rrënojat e ndërtesës.Presidenti George Weah në një postim në Twitter i shprehu ngushëllimet familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

“Lutjet e mia shkojnë për familjet e fëmijëve që vdiqën mbrëmjen e kaluar në qytetin Paynesville, si rezultat i një zjarri vdekjeprurës që përfshiu ndërtesën e shkollës së tyre. Kjo është një kohë e vështirë për familjet e viktimave dhe të gjithë Liberinë,”-tha ai.

Zyrtarët thanë për AFP se viktimat janë të moshës 10 deri në 20 vjeç.Carter shtoi se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por që hetimet po vazhdojnë./ON/

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura