Thursday, July 25, 2024

SHBA e gatshme për luftë

- Advertisement -
- Advertisement -

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence thotë se ushtria amerikane është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite.

Pas sulmit të paprovokuar të fundjavës së kaluar në fushat e naftës në Arabinë Saudite, unë mund t’ju siguroj se ne jemi gati (për një përgjigje ushtarake),” tha Pence, duke folur në Qendrën e Ekspertizave të Fondacionit të Trashëgimisë me qendër në Uashington.

Ai theksoi se SHBA do të mbronte veten dhe aleatët e saj në Gjirin Persik, ndërsa sulmi ndaj aleatëve amerikanë dhe furnizimeve të naftës botërore do të dështonte.

- Advertisement -

Sipas tij, Uashingtoni po “studion të gjitha informacionet”.

Ne po këshillohemi me aleatët dhe presidenti do të përcaktojë se çfarë veprimi do të ndërmerret në ditët në vijim. Amerika është e gatshme të mbrojë interesat e saj,” tha Pence.

Ai përsëriti se SHBA është “gati për luftë”, siç e tha Trump më herët./KP

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura