0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në Serbi i sulen Viola von Cramon

Rekomandime

Ministri i jashtëm dhe anëtari i kryesisë së SNS, Nikola Selakoviç, ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila sipas tij me deklarata të hapura bllokadave të rrugëve në Serbi po legjitimon veten si avokate të pakicës jo demokratike dhe jo si mbrojtëse e të drejtave të njeriut, shkruan “B92”.

Përndryshe, mbrëmë është zhvilluar një polemikë e gjatë mes Cramon e kryeministres Bërnabiç në rrjetin social Twitter, ku ka pasur akuza e ndër akuza të ndërsjella. Cramon ka kërkuar sundim të ligjit edhe biseda me protestues, ndërsa Bërnabiç ia ka përmendur sulmet ndaj serbëve në Kosovë dhe Prishtinën, duke i thënë se nga reagimi e kupton se edhe për të, Kosova është Serbi.

- Advertisement -

Selakovi e ka quajtur të “pashembullt edhe pahijshme” porosinë e Cramon ndaj Bërnabiç dhe një tjetër konfirmim se Bërnabiç ka qëlluar në shenjë kur e kritikoi Cramon se nuk ka reaguar ndaj ndërhyrjes së policisë së armatosur deri në dhëmbë në veri të Kosovës.

“Von Cramon ka fjetur gjatë ndërhyrjes dhe terrorit në veri ndaj serbëve duarthatë në Kosovë dhe akoma nuk ka sqaruar pse gjuajtjet nga pushkët automatike në njerëz që presin për barna qenka vepër e mirë e reagimi i përmbajtur demokratik ndaj shkeljes së Kushtetutës qenka diçka që duhet gjykuar”, tha Selakoviç.

Ai konsideron se është për dënim përpjekja e vazhdueshme për secilën sjellje kundër-sistemore në Serbi të futet në aurorën e drejtave të njeriut, duke varrosur jo vetëm demokracinë në Serbi por edhe rrezikimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve.

- Advertisement -

Selakoviç porositi von Cramon se Serbia do të vazhdojë si shtet i rregulluar demokratik të kritikojë secilën formë të dhunës politike, qoftë edhe “kamuflimin e saj në shqetësim për mjedisin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit