21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Në SHBA nisin thirrjet për dënimin e Serbisë

Rekomandime

Vendimi i Serbisë për të mos i vënë sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke refuzuar masat e Perëndimit, duhet të marrë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka porositur Jason Steinbaum, ish-drejtori i Stafit të Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Steinbaum, që punoi në Capitol Hill për më shumë se tri dekada, ka thënë se Serbia duhet të ndëshkohet nga Perëndimi nëse nuk tërhiqet nga lidhjet e saja ushtarake me Rusinë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se përderisa shtetet anëtare të NATO-s dhe partnerët evropianë kanë ndërprerë importin e armëve ruse para luftës në Ukrainë dhe kanë rritur bashkëpunimin me Perëndimi, një shtet ka bërë lëvizje të kundërt. Është Serbia.

“Për shumë vjet Serbia ka lëvizur larg Perëndimit dhe po i zgjeron lidhjet e saj politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë (si dhe me Kinën). Është koha që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi të shikojnë mirë qasjen e tyre të afrimit akomodues për Beogradin dhe t’i tregojnë se ka pasoja serioze për vazhdimin e kësaj rruge, përfshirë sanksione potenciale”, ka thënë ai në një shkrim për “GMF”.

Steinbaum ka kujtuar blerjet e shumta ushtarake që Serbia ka bërë në Rusi, por edhe donacionet që ka marrë. Bëhet fjalë për 6 aeroplanë MiG-29, 72 tanke, e 30 lloje tjera të veturave e sisteme mbrojtëse. Ka blerë anti-tanke e armë të tjera.

- Advertisement -

Raportet mes dy shteteve shkojnë përtej shitblerjes së armëve, ka kujtuar Steinbaum. Ai ka thënë se vitin e shkuar ushtria e Serbisë kreu ushtrime të përbashkëta ushtarake me ushtrinë ruse.

Steinbaum ka thënë se shtetet e rajonit janë të shqetësuara për armatimin e Serbisë, që pos lidhjes me Rusinë ruan raportet edhe me Kinën.

- Advertisement -

Serbia dhe Bjellorusia u bënë të vetmet vende në Evropë që nuk shpallën sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit