21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Në Shqipëri thonë se Baton Haxhiu po e përgatit Gent Cakajn për president

Rekomandime

Kosova ndodhet në një ngërç institucional, pasi dy partitë që kanë dalë të parat në zgjedhjet e fundit parlamentare, LVV dhe LDK, nuk po arrijnë të bëjnë marrëveshje koalicioni. Njëra nga pikat ku ato janë kurthuar, dhe ka dërguar në situatën ku janë sot, është edhe posti i presidentit. Por, duke u ndodhur në këtë situatë, kanë filluar edhe konspiracionet për këtë post që aktualisht e mbanë Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Tema e koalicionit, e edhe e postit të presidentit, nuk është se po diskutohet edhe në Kosovë. Ajo ka marrë vëmendjen e opinionit edhe në Shqipëri.

Se kush do të mund të ishte president pas Hashim Thaçit, janë përmendur shumë emra, por në Shqipëri thonë se atë do ta përcaktojë Baton Haxhiu, dhe president i ardhshëm i Kosovës do të jetë ministri aktual i Shqipërisë, Gent Cakaj

Në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, analistëve të pranishëm u janë prezantuar disa emra të cilët mund të jenë president pas Thaçit.

- Advertisement -

Ndërsa aty hidhet si opsion për president edhe emri i Baton Haxhiut, opinionistët thonë se kjo nuk është e mundur, pasi për të mungon konsensusi i gjërë politik. Por, pavarësisht kësaj, sipas opinionistit Arjan Curri, edhe pse Baton Haxhiu nuk do të mund të jetë vetë president i Kosovës, do të jetë ai që do ta përcaktojë se kush do të jetë.

Sipas tij, Haxhiu po e përgatit njeriun se kush do ta marrë drejtimin e presidencës pas Hashim Thaçit, dhe ai do të jetë Gent Cakaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit