1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Në shtetin efikas s’maten kursimet sa ha e pi’: Matoshi kërkon nga Osmani të tregojë sukseset ndërkombëtare

Rekomandime

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi ka kërkuar nga Presidenja Osmani të tregojë sukseset e saj, siç thotë ai “me të cilat po krekoset”.

Kjo pasi sot nga zyrja e Presidentes u publkuan shpenzimet e saj, dhe të presidentit paraprak.

- Advertisement -

Matoshi ka kritkauar Osmanin se po shpërndanë vetëm ofendime dhe përçarje për ata që nuk mendojnë si ajo.

“Cilat janë sukseset ndërkombëtare të Kosovës në këto fusha, t’mbrrrime nga Presidentja Vjosa Osmani, që po krekoset në publik?

Suksese ndërkombëtare s’ka!

- Advertisement -

Në rrafshin kombëtar, Vjosa Osmani shpërndan veç se përçamje e shamje për ata që nuk mendojnë si ajo!?”, ka shkruar ndër të tjerash Matoshi në Facebook.

Ky është reagimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Mbi shpenzimet e Presidentes dhe grotesken e krahasimit me paraardhësit

1.
Shpenzimet e pushtetit âsht mirë me u pa e bâ transparente, kurdo, porse nëse nji auditor ose ni prokuror nuk ka gjetë abuzime me paren publike, përkatësisht tejkalim kompetencash në këtë aspekt, âsht krejtësisht groteske me u krahasu me paraardhësat, se kush ka hangër e pi nga nji e kush nga dy lugë!?

Aq ma tepër kur Presidentja e ka marrë postin në kulm të Pandemisë, kur shtetet i kanë shkurtu protokolet e agjendat, siç i kanë rrudhë fluturimet!

2.
Në shtetin efikas nuk matet suksesi me kursim e rrudhje bugjetore (sa ha e pi!???) porse me progres ekonomik dhe qëndrim nalt në agjendat e politikave ndërkombëtare.

E ku âsht sot e pozicionueme Kosova në rendin e shteteve?

Si kurr ma keq!

Në shtetin modern – diplomaci e lobingje – çdo gjâ që mbrrihet me pare âsht “falë”, sepse kostoja e dështimit âsht e tmerrshme.

Suksesi âsht distanca nga pikënisja tek qëllimi i arritun. Kostoja në pare për arritjen e qëllimeve të shtetit të Kosovës (siguri, aleanca të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, imazh, resurse të reja të përbashkëta energjetike, depërtim në tregje të reja etj.) nuk llogaritet, sepse fuqia e ni shteti dhe imazhi i ni kombi nuk ka të bâj me paret e shpenzume por me sukseset e arrituna!?

3.
Cilat janë sukseset ndërkombëtare të Kosovës në këto fusha, t’mbrrrime nga Presidentja Vjosa Osmani, që po krekoset në publik?

Suksese ndërkombëtare s’ka!

Në rrafshin kombëtar, Vjosa Osmani shpërndan veç se përçamje e shamje për ata që nuk mendojnë si ajo!?

Kurse në rrafshin ndërkombëtar, njohja e fundit ndodhi nga Izraeli në Qeverinë Hoti; pastaj vendi âsht edhe ma larg OKB-së e NATO-s, pa asnji anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, Presidentja hala nuk âsht taku tête- a- tête, as me Sekretarin e Shtetit në ShBA Blinken, e leje ma me Presidentin Biden, këtë mik të dëshmuet të kosovarëve!?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit