16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Në vijën e frontit, ukrainasit përgatiten për suIm të mundshëm

Rekomandime

Më pak se 500 metra larg separatistëve të përkrahur nga Rusia, një grup i ushtarëve ukrainas pret për një Iuftim që është i sigurt se do të vijë.

Në mënyrë të çuditshme, burrat janë krejt të relaksuar për këtë, sipas fotografit Timothy Fadek, i cili kaloi ca kohë me ushtarët në vijën e frontit, në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, shkruan CNN.

- Advertisement -
Foto: Timothy Fadek / CNN

“Ata e kanë përqafuar pashmangshmërinë. Po flisja me njërin nga ushtarët dhe ai tha: Është e pashmangshme. Ne e kemi pranuar pashmangshmërinë e një suImi”, tha fotografi. Më pas, mes dy ushtarëve nisi një lloj grindjeje. Njëri tha: “Rusët nuk do të vijnë këndej kufirit, ata do të suImojnë nga deti”, duke iu referuar Detit Azov. Një ushtar tjetër nuk u pajtua me këtë vlerësim dhe tha: “Jo, suImi do të vijë nga Bjellorusia.”

Foto: Timothy Fadek / CNN

Por përderisa ata mund të mos pajtohen për atë se nga do të vijë suImi, ushtarët janë 100 për qind të bindur se ai do të ndodhë.

Foto: Timothy Fadek / CNN

“Ata kanë hequr dorë nga vetja, por janë jashtëzakonisht të relaksuar. Nuk ka asnjë shenjë nervozizmi në fytyrat e tyre. Ata janë të gatshëm për të Iuftuar. Kanë qenë të gatshëm për shumë vjet. Nuk duan të Iuftojnë. I pyeta: A e dëshironi këtë Iuftë? Ata thonë: Natyrisht se jo”, shtoi fotografi.

- Advertisement -
Foto: Timothy Fadek / CNN

Në Muratove, qytezë ukrainase rreth 20 minuta udhëtim me veturë larg vijave të frontit, njerëzit janë shumë më nervozë se ushtarët, tha fotografi Fadek. Por edhe ata duket se kanë hequr dorë nga fati i tyre.

Foto: Timothy Fadek / CNN

Kur u pyet se çfarë mendon për mundësinë e një suImi, një fermer i rrudhi krahët dhe tha: “Do të ndodhë, por nuk ka asgjë që mund të bëjnë ndokush për ta ndalur.”

Foto: Timothy Fadek / CNN
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit