1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në vijën e parë të frontit në Ukrainë, vullnetarët nga Britania e Meksika të armatosur deri në dhëmbë

Rekomandime

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur një numër të madh të shtetasve të huaj që t’iu bashkohen luftimeve në Ukrainë, dy nga vullnetarët janë nga Britania e tjetri nga Meksika, janë deklaruar nga vijat e para të fronit, ndërsa Ukraina vijon t’u bëjë thirrje shtetasve të huaj që të shkojnë në ndihmë të tyre.

Në pamjet e shpërndara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës të hënën, prezantohen disa prej këtyre vullnetarëve, njëri nga Meksika dhe tjetri nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët shihen teksa janë dërguar në vijën e parë të luftës në zonën përreth Kievit.

- Advertisement -

Po luftoj për demokracinë, sepse ajo është e paçmueshme. Një njeri i vetëm nuk mund të vendosë që një shtet nuk duhet të ketë demokraci”, thotë vullnetari britanik, me nofkën e luftës “Static”.

“Trupat ruse po luftojnë për para, për idetë e disa të çmendurve”, thotë Dima, ish-ushtarak ukrainas, i rikthyer në shërbim për të luftuar. “Ne jemi në shtëpinë tonë, po mbrojmë shtëpinë tonë, fëmijët tanë, prindërit tanë. Nuk kemi ku të shkojmë”.

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha javën e kaluar se thirrjes së vendit të tij për vullnetare i ishin përgjigjur 16 mijë vetë, ndërsa një zyrtar tha të dielën se kjo shifër kishte shkuar në 20 mijë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit