19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Negociatori rus: Luftëtarët nacionalistë të regjimenti Azov duhet të ekzekutohen

Rekomandime

Një ligjvënës rus, i cili merr pjesë në bisedimet e paqes ka thënë se Rusia duhet të marrë në konsideratë dënimin me vde-kje për ata që ai i quajti Iuftëtarët nacionalistë nga regjimenti Azov i Ukrainës, sipas skynews.

Në një debat në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë pasi ushtarët në fabrikën e çelikut Azovstal të Ukrainës u dorëzuan, ligjvënësi Leonid Slutsky tha se megjithëse Rusia kishte një moratorium mbi dënimin per ekzekutim, duhet të “mendojë me kujdes” për dënimin e Iuftëtarëve të Azov.

- Advertisement -

“Ata nuk e meritojnë të jetojnë pas krimeve monstruoze që kanë bërë kundër njerëzimit dhe që vazhdojnë të bëhen ndaj të burgosurve tanë”, tha ai.

Kjo vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Iuftëtarët ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut do të trajtoheshin “në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët se më shumë se 250 Iuftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut në Mariupol ishin dorëzuar pas shumë javësh nën rrethim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit