8.4 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Nëna e Ibrahim Rugovës duke votuar nga banesa në zgjedhjet e vitit 1992, Merovci nxjerr foton e papublikuar më parë

- Advertisement -

Adnan Merovci, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, ka publikuar një fotografi të rallë nga 24 maji i vitit 1992, kur ishin mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

- Advertisement -

Në këtë foto, që sipas Merovcit s’është publikuar më parë, Komisioni për votim kishte shkuar në banesën e familjes Rugova në Lakrishtë, për t’ia mundësuar votimin e nënës së Rugovës, Sofë Rugova.

Në foto shihet edhe gruaja e Rugovës, Fana.

- Advertisement -

“Fotografi e pa publikuar deri më tani: 24 maj 1992 dita e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë! Komisioni për votim shkon në banesën e Dijetarit RUGOVA në Lakrishtë, Prishtinë për t’ia mundësuar votimin e nënës së tij znj. Sofë RUGOVA! Në foto, nga e majta: Fanë RUGOVA, Sofë RUGOVA dhe Jakup SHALA!”, ka shkruar Merovci.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura