7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Nënkryetari i Beogradit paralajmëron padi ndaj Kosovës: Ne nuk do ta ndalonim Hotin të vinte në Preshevë!

Rekomandime

Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq, ka paralajmëruar se do të paraqesë një padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pasi autoritetet e Kosovës e ndaluan atë të futej në territorin e Republikës së Kosovës.

Vesiqi deklaroi se ai pret se autoritetet e drejtësisë ndërkombëtare të tregojnë nëse lejohet apo ndalohet lëvizja e njerëzve nëpër Evropë.

- Advertisement -

Për TV Pink, ai theksoi se ndalimi i hyrjes së tij, të hënën, u bë me arsyetimin se ai ishte “rrezik për sigurinë”.

Goran Vesiq

Qëllimi i vizitës së nënkreytarit të Beogradit ishte rreth nënshkrimit për binjakëzimin e qytetit të tij me Mitrovicën Veriore dhe disa inspektime.

Kisha planifikuar t’i shikoja nga afër punimet në ndërtesën e banimit në veri të Mitrovicës për strehimin e 20 familjeve refugjate që kanë jetuar në strehim kolektiv për më shumë se 10 vjet.

- Advertisement -

Po ashtu, edhe për të shikuar nga afër ndërtimin e një parku dhe shesh lojërash të financuar nga Qyteti i Beogradit”, u shpreh ai.

Sipas Vesiqit, mesazhi i Prishtinës për serbët në Kosovë është se fëmijët serbë nuk kanë të drejta, parqe dhe sheshw lojërash dhe se serbët nuk kanë të drejtë të kenë apartamente.

- Advertisement -

Prishtina nuk më ndaloi mua, por qytetin e Beogradit.

Kjo është një shkelje e Marrëveshjes së Brukselit.

Kjo tregon më së miri pse ata nuk lejojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, sepse serbët nga Kosova dhe Metohia do të bashkëpunonin me gjithë botën, jo vetëm me Beogradin”, tha Vesiqi.

Më tej, ai shtoi se bashkëpunimi midis qyteteve po promovohet nga BE-ja, dhe se Kosova u përpoq të parandalonte bashkëpunimin midis Beogradit dhe Veriut të Mitrovicës.

Ishte një politikë që duhet të krijojë pasiguri të përhershme dhe të krijojë kushte që serbët të largohen nga Kosova dhe Metohia.

Kjo politikë zbatohet nga Lidhja e Prizrenit. Nëse Hoti do të donte të ndërtonte një shesh lojrash në Preshevë, ne nuk do ta kishim penguar atë, sepse ne mendojmë se edhe fëmijët serbë edhe ata shqiptarë duhet të kenë një shesh lojërash”, deklaroi Vesiqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit