0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nënkryetarja e LVV-së i reagon presidentit Thaçi: Ashtu siç erdhe, ashtu edhe do të shkosh

Rekomandime

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas deklaratës së sotme të presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit.

- Advertisement -

Mulhaxha-Kollçaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje, duke i thënë Thaçit se “të gjithë e dimë se si erdhe ti në këtë karrige”.

Postimi i plotë:

Po quan uzurpues Njeriun që në dy palë zgjedhjet e fundit ishte politikani më i votuar!!!!!
Po quan uzurpues Kryetarin e subjektit më të votuar në dy palë zgjedhjet e fundit!!!!!
Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë!!!!!

- Advertisement -

President, si erdhe TI në këtë karrige të gjithë e dimë. Por tani kjo është irrelevante, sepse ashtu edhe do të shkosh.
Tani është me rëndësi që të gjithë të kuptojnë se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale askujt nuk i bën nder.

Vetëm sovrani kur të flet përsëri, vendin e vet do ta dijë secili.

- Advertisement -

Vetëm #zgjedhjet janë #zgjidhja
#meKryeministrin. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit