7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Petkoviq thotë se Kurti nuk do ta themlojë Asociacionin

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri Albin Kurit nuk e dëshiron themelimin e Asociaiconit të Komuanve me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Gjatë një interviste për Blicin serb, Petkoviq ka thënë se Beogradi kërkon Asociacion bazuar në marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 dhe 2015.

“Kurti nuk do të formojë Asociacionin, nuk e do. Ata thonë çdo ditë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje Kushtetutën e Kosovës, se nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Bislimi tani përmend në publik pesë kritere, të cilat as që u diskutuan. Pra, Kurti nuk foli asnjë fjalë për ndonjë kriter. Në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 janë përcaktuar kriteret se si duhet të duket komuniteti, cilat janë kompetencat e tij, kompetencat thelbësore, cili është qëllimi i komunitetit, cila është struktura e tij, si do të funksionojë. Se Serbia ka të drejtë të financojë Asociacionin, e cila është e përcaktuar në pikën 16d të parimeve të përgjithshme. Duket mirë, thjesht duhet vullnet i mirë për ta zbatuar”, ka thënë Petkoviq.

Teksa propagandonte, Petkoviq thotë se mungesa e Asociacionit është shkak “për të gjitha problemet në Veri”

- Advertisement -

Ai ndër tjerash ka folur edhe për takimin që disa politikanë serbë të Kosovës e kishin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas propagandës së Petkoviqit, “serbët në Kosovë po përballen me dhunë”.

“Serbët nga Kosova folën para së gjithash për situatën në terren, me çfarë përballen çdo ditë. Ata folën për atë dhunë, politike dhe çdo dhunë tjetër që po ndodh nga ana e Prishtinës ndaj serbëve. Për incidentet, për sulmet, për arrestimet, për praninë ilegale të policisë ROSU në veri të Kosovës dhe shumë gjëra të tjera”, ka deklaruar Petkoviq.

- Advertisement -

Ai e vazhdon propagandën duke thënë se “fajtori kryesor për këtë është Prishtina”.

“Kur shikon atmosferën dhe vendimet e njëanshme, kur sheh se çfarë po bën në të vërtetë Prishtina, e ke të qartë se nuk duan dialog, nuk duan paqe, se nuk duan që ne të biem dakord për asgjë, por ata qartazi insistojnë vetëm në shkaktimin e reagimeve të papërshtatshme të serbëve, në mënyrë që populli serb apo Beogradi pastaj të akuzohen nga bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër se nuk janë konstruktivë në dialog”, ka vazhduar shfaqjen Petkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit