-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nënrkyetari i LDK’së njofton për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të partisë, Isa Mustafa, i cili është infektuar me COVID-19

- Advertisement -

Rugova ka thënë se gjendja shëndetësore e Mustafës është stabile.

Lexo Edhe:Mbi 1 milion njerëz mund ta kenë lënë duhanin në Britani

“Gjendja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është stabile dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Rugova ka folur edhe për rastet aktive në këtë komunë, teksa ka thënë se 12 qytetarë janë të infektuar me koronavirus.

“Në Istog për momentin janë 12 raste aktive dhe 3 qytetarë që kanë bërë testin jashtë Institutit. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë dy janë të shtrirë në spital”.

- Advertisement -

“Gjendja është e mirë në kuptimin e menaxhimit, por si shtab kemi qenë aktiv”.

I pari i Istogut foli edhe për projektet që janë duke u realizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Istog, teksa potencoi se ka pasur vonesa për shkak të pandemisë.

“Projekti për palestër është në përfundim e sipër. Kemi edhe projekte të tjera të cilat i kemi planifikuar këtë vit nga buxheti komunal dhe shpresoj që do të përfundojnë, sepse ka pasur pengesa  për shkak të pandemisë”, u shpreh ai për EO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit