2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Rekomandime

Bashkimi Evropian i ka ofruar Kosovës ndihmë prej pesë milionë eurosh për luftimin e pandemisë COVID-19.Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, sot nënshkruajti kontratën e kësaj ndihmese financiare për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin COVID-19, me përfaqësuesit e UNOPS-it në Kosovë.“BE-ja është këtu. Jemi me popullin e Kosovës dhe do t’ju ndihmojmë”, tha Apostolova në ceremoninë e nënshkrimit e cila u realizua përmes video-konferencës për shkak të koronavirusit.

- Advertisement -

Brendan Keirnan nga UNOPS, tha se kjo ndihmesë dëshmon angazhimin e tyre ndaj Kosovës. Ai theksoi se duan të sigurohen që sistemi shëndetësor i Kosovës t’i ketë fuqinë dhe kapacitetet e nevojshme për t’ju ndihmuar të prekurve nga pandemia në Kosovë.

Kjo marrëveshje u ndoq përmes konferencës virtuale edhe nga Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se janë shumë të lumtur që në këtë kohë BE-ja po tregon solidaritet me popullin e Kosovës.Ai shprehu falënderim për ndihmesën e BE-së, përderisa theksoi se Kosovën po e presin javë të vështira në luftën kundër Covid-19, por se shpreson që gjithcka do të përfundojë me pasoja minimale.

Kontrata përfshinë furnizimin me pajisje mjekësore dhe mjete për mbrojtjen nga COVID-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.Pajisjet përfshijnë barna, respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, auto-ambulanca, oksimetër pulsi në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit