Kjo është ftesa e Hashim Thaçit që i është dërguar Albin Kurtit, për konsulltime pas rrëzimit të Qeverisë (dok)

0
243

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka ftuar në takim liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.Gazeta Blic e ka siguaruar ftesën e të parit të shtetit, Hashim Thaçi, që ia ka dërguar liderit të partiaë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kurti është i ftuari i parë i Presidentit të Kosovës, në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike.

Në ftesën e siguruar, Presidenti Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit për konsultime në Presidencë.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në këtë ftesë.

Më tej në shkresën e Presidentit dërguar Kurtit shkruan se takimi do të mbahet më 01.04.2010, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Kosovës.