Ditëve të fundit Kryeministri Hoti u përfol shumë nëpër media pas dekaratve të Driton Selmanajt pasi tha se Hoti e merr bukën nga shtëpia, duke treguar modestinë e tij.
Sot gjatë ditës Hoti ka treguar se përsëri ka marrq bukën nga shtëpia, si zakonisht sendvdiç.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti edhe sot ka ngrënë sendviq për mëngjes. Megjithëse tha se është çështje private si e organizon drekën e tij, i pyetur nga KosovaPress, se çka ka ngrënë sot, kreu i ekzekutivit tha se “sendviq si përditë”.
“Është një çështje e imja private si e organizojë unë drekën time…sendviq si përditë”, tha ai.
Kujtojmë, që Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.
“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj.