1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nervozohet Visar Ymeri, dëgjohet duke thënë fjalë të çuditshme në debat teIeviziv

Rekomandime

Analisti Visar Ymeri është dëgjuar në emisionin e sontëm të Debat Plus derisa duket se shpreh nervozë që nuk i erdhi radha për të dhënë mendimin e tij për një periudhë të gjatë. Ai ka thënë fjalë të çuditshme në një komunikim që ndoshta s’ishte i destinuar që të dëgjohej nga shikuesit.

- Advertisement -

“Valla s’po m’len qiky Ermali se kisha dalë qatje, kisha pi…” – besohet që i thotë Ymeri bashkëbiseduesit Dardan Gashi, po ashtu opinionist.

Para tij, kishin folur me radhë të gjithë panelistët e tjerë të emisionit derisa në një moment moderatori Ermal Panduri i jep fjalën edhe Ymerit por radhën e merr sërish Astrit Gashi.

Komunikimin në fjalë mund ta dëgjoni nga minuta 45:20 në këtë VIDEO.

- Advertisement -

Në debatin e sontëm në këtë televizion u diskutua për fjalët e reja që i tha kryeministri Kurti për planin franko-gjerman dhe për reagimin e partive opozitare në parlamentin e Kosovës.

Më pas, kur e mori fjalën z. Ymeri u shpreh se Kurti “na ka mashtru” kur kishte thënë që plani franko-gjerman ishte i negociueshëm ndërkohë që sot u shpreh se qysh më 20 janar emisarët evropianë i kishin thënë që ky është pranë formatit “merre ose lëre”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit