Gjykata Supreme publikoi një vendim sot, ku ia ndalon Albin Kurtit të kandidoj për deputet.
Por, kandidatët që nuk janë certifikuar, nuk do të mund të zëvendësohen.
A do të jenë votat e vlefshme nëse votohen numrat e kandidatëve që nuk janë certifikuar?
Në lidhje me këtë çështje ka folur ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në Klan Kosova.
“Nëse votohen kandidatët që nuk janë të certifikuar, i gjithë fletvotimi shpallet i pavlefshëm”, u shprehë ai.