10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nëse Greqia e pranon pavarësinë e Kosovës, sipas deputetit serb pason kaosi në Ballkan!

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Serbisë Ugljesha Mrdiç, ka deklaruar se “Nëse Greqia e pranon pavarësinë e Kosovës – pason kaosi në Ballkan”, por “Serbia është shtet që respekton marrëveshjet”.

Mrdiç konsideron se Greqia ka më shumë dobi nga bashkëpunimi me Beogradin se sa me Prishtinën dhe shpreson se “grekët nuk do të pranojnë pavarësinë e Kosovës, përkundër presioneve sepse një vendim i tillë mund të nxis kaos”.

- Advertisement -

Sipas tij, Serbia deri më tani ka dëshmuar se është shtet që respekton marrëveshjet.

“Çdo gjë për të cilën jemi pajtuar dhe kemi nënshkruar në Uashington dhe Bruksel, Serbia e respekton. Greqia është shteti ynë mik dhe ne jemi vëllezër ortodoks, por ata janë nën presion konstant nga disa vende të caktuara evropiane dhe qendra të fuqishme perëndimore. Dhe kjo nuk është diçka e re”, tha Mrdiç për TV Pink.

Mrdiç ka shprehur shpresën se përkundër të gjithë kësaj “Greqia nuk do të pranojë shtetin e Kosovës”.

- Advertisement -

“Greqia ka interes më të madh për raporte miqësore me Beogradin dhe si vend i Ballkanit që kufizohet me Maqedoninë dhe Serbinë e pranon pavarësinë e Kosovës, kjo do t’i kthehet keq..sepse do hapen çështje të tjera dhe do nxitet kaosi në Evropë”, tha Mrdiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit