8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nëse Guxo ia mbyll Facebook-un Prindonit, atëherë do të rritet

Rekomandime

Analisti Ermal Sadiku ka komentuar rezultatet e UBO Consulting të publikuara në emisionin Pressing në T7.

Sipas hulumtimit publik, nëse zgjedhjet e përgjithshme nacionale do të mbaheshin këtë të diel, 62.6% e qytetarëve kanë gatishmëri për të dalë në zgjedhje. Rezultatet e hulumtimit tregonin këtë rezultat për zgjedhje: VV – 41.9%, PDK – 21.6%, LDK – 19.4%, AAK – 7.2%, Lista Guxo – 1.1%, Nisma Social Demokrate – 1%, AKR – 0.5%, PSD – 0.3%.

- Advertisement -

Sadiku ka thënë se në përgjithësi rezultatet janë të pranueshme, por ka pasur një koment shtesë për Listën Guxo dhe burrin e presidentes, Prindon Sadriu.

“Nëse Guxo ia mbyll Facebook-un Prindonit, atëherë do të rritet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Tutje ai komentoi edhe gjendjen në skenën politike në Kosovë.

- Advertisement -

“Mendoj se në Kosovë nuk duhet të ketë diskrepancë kaq të madhe mes vendit të parë dhe partive tjera. Në Kosovë duhet të ketë koalicion mes partive. VV ka bërë sakrificë duke pranuar në parti cdo profil të mundshëm që të maksimalizojë votën. Kjo u pa më së miri në votimin e javës së kaluar ku kishte mendime të ndryshme për një gjë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit