1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nëse keni një Iphone bëjeni update menjëherë, jeni të ekspozuar ndaj përgjimeve

Rekomandime

Nëse zotëroni një Iphone ose Ipad duhet të bëni menjëherë këtë veprim. Apple ka lëshuar një thirrje urgjente për të përditësuar programin në pajisje për shkak të një anashkalimi kritik të sigurisë ku përdoruesit ishin të ekspozuar ndaj përgjimeve.

- Advertisement -

Më konkretisht është zbuluar një e metë, që lejon hakerat të kenë qasje në pajisje përmes shërbimit iMessage edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë në ndonjë link apo dokument.

Problemi serioz prek të gjithë sistemin operativ të gjigandit teknologjik, thonë ekspertët.

Apple lëshoi një përditësim sigurie në kundërpërgjigje të një skedari PDF të krijuar me keqdashje. Laboratori i Universitetit të Torontos, i cili së pari nxori në pah problemin serioz, zbuloi prova të spiunazhit pa klikim, por kjo është hera e parë që është zbuluar skema e plotë se si funksionon dhe prandaj mund të luftohet.

- Advertisement -

Ekspertë të pavarur thanë se e gjithë kjo ishte zbuluar nga tentativa për përgjimin e një aktivisti të Arabisë Saudite. Ka qenë në përdorim që prej shkurtit dhe mundësonte instalimin e “Pegasus”, një program i fuqishëm përgjimi të krijuar nga kompania izraelite NSO.

Kjo platformë përgjimi është përdorur për të shënjestruar gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut e deri te liderët shtetërorë në shumë vende të ndryshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit