4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nëse keni plane për nesër, dita nis me vranësira të dendura, por ja çfarë parashikojnë meteorologët më pas

Rekomandime

Nëse keni plane për ditën e nesërme, SHMU njofton se edhe moti është në krahun tuaj.

- Advertisement -

Gjatë orëve të para të ditës moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por me kalimin e orëve do të fillojnë kthjellimet me vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë rënie duke prekur vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 9ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 11ºC në zonat malore deri dhe 19ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

- Advertisement -

Era do të fryjë e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-5m/s duke gjeneruar valëzim 0-1 ballë.

Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme vendi ynë u ndikua nga masa ajrore të paqëndrueshme duke u shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mestar. Loaklisht reshjet në kohë afatshkurtër kanë qenë edhe me intensitet të lartë.

- Advertisement -

Megjithatë gradualisht prej orëve të mesditës masat fituan qëndrueshmëri duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Temperaturat e mesditës arritnën vlerat nga 10ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit