23.4 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Zyrtari i lartë i VV-së paralajmëron shkuarjen në zgjedhje të parakohshme

- Advertisement -

Të rekomanduara

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, nuk ka lënë hapësirë tjetër përveç arritjes së marrëveshjes me LDK-në, apo shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Në një status në facebook, Zaimi i ka radhitur 10 pikat, sipas të cilave i ka pasqyruar skenarët e mundshëm, për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike apo shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Arbër Zaimit:

1. LV ka fituar zgjedhjet. Edhe pas rinumërimeve dhe lojërave me pragje, LV u certifikua nga KQZ si fituesja e zgjedhjeve, subjekti i parë e ai më i madh.

2. LV ka vendim strategjik të mos marrë në koalicion subjekte nga ish qeveria PAN.

3. Kjo lë vetëm dy mundësi, ose qeveri LV-LDK, ose zgjedhje. Nëse nuk bëhet marrëveshje për qeverinë Kurti, atëherë nuk do të votohet as kryetari i Kuvendit, gjë që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ekskluzivisht LV. Pra pa marrëveshje, do të shkohet në zgjedhje.

- Advertisement -

4. Dmth. nuk ekziston mundësia që LDK të shkojë në opozitë, mundësitë e vetme janë: ose LV-LDK, ose zgjedhje.

5. LV e LDK janë shprehur dhe kanë bërë zotim publik gjatë fushatës zgjedhore se posti i presidentit nuk do të përfshihet në negociata për qeveri.

6. LV e LDK janë shprehur dhe janë zotuar publikisht se posti i kryeministrit i takon subjektit fitues dhe nuk është pjesë e negociatave për qeveri. Ky zotim erdhi meqenëse LDK refuzoi të pranonte ofertat e LV per koalicion parazgjedhor.

7. Kryetarët e LV e LDK janë marrë vesh për të patur nga 5 ministri secili subjekt, dhe kryetari i LV ka ofruar me bujari që zgjedhjen e parë ta bëjë LDK.

8. Veç kësaj, LDK-së i është ofruar nga LV edhe zv.kryeministri i parë. Edhe ky është një koncesion.

9. Kryetari i LV nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe për kërkesat e ardhura nga LDK. Por, secila kërkesë duhet të shoqërohet nga një ofertë. Asnjëri prej partnerëve nuk mund të marrë pa dhënë diçka.

10. Çdo vonesë është e panevojshme dhe në dëm të qytetarëve, që mezi e presin ndryshimin, sidomos në kushtet kur prapaskenat dhe skenarët alternativë tashmë nuk janë më të mundshme.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -