2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nëse Macron do që të ketë sukses Samiti i Parisit duhet t’ua japë vizat Kosovarëve”

Rekomandime

Deputeti zviceran dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cedri Wermuth ka mbajtur një diskutim virtual së bashku me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe eurodeputeten, Viola Von Cramon lidhur me gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen e vendit.

Një nga temat që u diskutua ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilën bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të ndodhë sa më parë.

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit tha se është hipokrizi që Bashkimi Evropian të mos jap dritën e gjelbër për Kosovën kur dihet se kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar.

Presidenti i Francës ka interes që Samiti i Parisit i cili është parashikuar të mbahet në korrik, të jetë i suksesshëm, një sukses i samitit do të thotë të ofrohet diçka.

Unë shpresoj që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e kupton nëse dëshiron që të ketë sukses nga Samiti i Paris, parakusht i kësaj duhet të dhënia e vizave për Kosovën.

- Advertisement -

Gjithçka varet nga liberalizimi, ekonomia, gjenerata e re e njerëzve në Kosovë.Është jo fer që shtetet anëtare të bllokojnë liberalizimin e vizave, dhe heqja e regjimit të vizave duhet të ndodhë sa më parë”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit