Të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.
Në një intervistë për medie, Kurti ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse ai nuk arrin të bëjë koalicion për të formuar qeveri.
Muhamed Veliu: Ju jeni partia e parë fituese, nëse nuk arrini që të krijoni koalicion, çfarë ndodh më pas?
Albin Kurti: Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë.
Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre.