2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nëse Serbia do Veriun e Mitrovicës, Kosova do Sanxhakun me Nishin

Rekomandime

Nëse Kosova është brenda kushtetutës serbe, pse dhe qeveria e re e Kosoves, pas 14 shkurti, mos të fut brenda kushtetutës së Kosovës Mollën e Kuqe, Nishin Sanxhakun e Novi Pazarit?!

Nëse kushtetuta e Serbisë e ka brenda saj Kosovën, atëherë pse dhe Kosova mos ta ketë në kuadër të kushtetës së saj pjesën shqiptare të Serbisë deri në Nish.

- Advertisement -

Reagimi i Brnabiqit me kushtetutën e Serbisë është i arsyeshëm edhe para BE-së që përkrah serbet e veriut të Mitrovicës kundër ardhjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Diferenca kushtetuese serbe me Kosovën brenda Serbisë ndërkombëtarisht favorizon e legjitimon Vuçiqin e Brnabiqin për të mbrojtur serbët e Kosovës.

Dhe qeveria e re e Kosovës, pas 14 shkurtit, duhet ndryshuar kushtetuten me kufijtë e shtuar të saj deri në Nish e Novi Pazar, poashtu kryeministri duhet betuar para kushtetutës së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës deri te Molla e Kuqe e Nishit.

- Advertisement -

Nëse qeverisë serbe i jepet e drejta kushtetuese të fut breda saj Kosovën, pse mos t’i jepet e drejta kushtetuese edhe Kosovës që një pjesë të territorit të Serbisë të fut brenda Kosovës. Nëse Serbia do Veriun e Mitrovicës, Kosova do Sanxhakun me Nishin.

Sulejman Mehazi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit