0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nëse SHBA’të tërheqin ushtrinë, ndërhyrja e Serbisë në Kosovë e pashmangshme

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Kosovën se në rast të vazhdimit të mos-dëgjueshmërisë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për heqje të taksës, SHBA-të mund t’i tërheqin trupat ushtarake nga Kosova.

- Advertisement -

SHBA-të vazhdojnë të luajnë rol kyq në sigurinë e Kosovës edhe nëpërmjet prezencës së trupave ushtarake, por edhe investimeve ushtarake dhe trajnimeve, shkruan lajmi.net.

E të rrezikshëm këtë paralajmërim të SHBA-ve po e sheh edhe ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Kadri Kastrati.

astrati në një prononcim për lajmi.net është shprehur se paralajmërimi i SHBA-ve për tërheqje të trupave është lajm shumë i keq dhe nëse kjo do të ndodhte Kosova do të ishte në situatë tejet të rrezikshme.

- Advertisement -

Sipas Kastratit kjo mund të rrezikojë sigurinë nacionale të Kosovës dhe automatikisht ekziston rreziku të cenohen kufijtë e Kosovës.

Sipas tij, Serbia gjithmonë ka pasur pretendime dhe ka ende ndaj Kosovës, sipas tij, prezenca e SHBA-ve në Ballkan dhe Kosovë është jetike.

- Advertisement -

“Une e kom thanë disa here gjatë ditës së sotme edhe dje që është një lajm i keq që amerikanët faktikisht kanë paralajmëruar largimin e forcave ushtarake nga Kosova, për arsye që kjo mundet me ndiku në sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës. Nuk është puna veç e amerikanëve po, në qoftë se largohen amerikanët, ekziston rreziku që të largohen edhe forcat e tjera të NATO-s. Automatikisht, ekziston rreziku që të cënohen edhe kufijtë e Republikës së Kosovës. Ne të gjithë e dimë se Serbia gjithmonë ka pasur pretendime dhe ka pretendime ndaj Republikës së Kosovës. Duhet të mbizotërojë nevoja për prezencën e SHBA-ve në Ballkan edhe në Kosovë, për arsye se interesat gjeo-politike të SHBA-ve janë shumë të mëdha që të mos e lënë ndikim rus, jo vetëm në Kosovë por edhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor.”, tha Kastrati për lajmi.net.

Sipas gjeneralit Kastrati, kërcënimi është serioz dhe ai ka rekomanduar që të dëgjohen SHBA-të, duke shtuar se nëse SHBA-të qëndrojnë pas marrëveshjes finale, heqja e taksës nuk është problem.

“Unë, si ushtarak mendoj që kërcënimi është serioz. Gjithashtu kisha rekomandu me dalë prej kësaj situate, duke mbizotëru vetëdija kombëtare që me e hjekë taksën, për arsye që unë mendoj se taksa e ka arritë qëllimin e vetë. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës na qëndrojnë prapa për finalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk e shoh problem heqjen e taksës.”, tha Kastrati më tutje.

I pyetur rreth investimeve të SHBA-ve në ushtri në të gjitha fushat, Kastrati tha se SHBA-të kanë shpenzuar miliona dollarë që Kosova të vijë në këtë pikë dhe tërheqja e tyre do të ishte humbje e jashtëzakonshme edhe për FSK-në.

“Amerikanët na kanë ndihmu 2012-2014 për me e bë rishikimin në sektorin e sigurisë dhe për me ardhë deri tek ISG-ja, se çfarë i duhet Kosovës, çfarë fuqie ushtarake, nëpërmjet ekspertëve më të mëdhenj të Pentagonit. Ata kanë harxhuar dhjetra miliona dollarë për me ardhë këtu. Amerikanët janë duke e përkrahur ushtrinë e Kosovës me trajnime dhe është partneriteti jonë i nënshkruar me SHBA-të, shkollime, trajnime, ushtrime të përbashkëta dhe kjo do të ishte një humbje jashtëzakonisht e madhe për ushtrinë e Kosovës.”, tha Kastrati në fund.

Ushtria amerikane kryesisht është e përqëndruar në kampin ‘Bondsteel’.

Baza ushtarake Bondsteel e cila është ndërtuar në Kosovë pas bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë pas agresionit dhe gjenocidit të treguar në Kosovë nga këta të fundit ka qenë qendër vizite e korrespodentit të Sputnik, Brankica Ristiq i cili ka zbuluar gjëra interesante.

Kampi ka siperfaqe prej 3.8 kilometra katrorë. Rreth 25 kilometra rrugë të shtruara i lidhin mbi 300 objekte të kampit dhe 11 kulla të vrojtimit.

Të punësuarit në kamp janë shumica shqiptarë etnikë që banojnë rreth kampit. Ata paguhen mes 400 dhe 800 euro që sipas standardeve të Kosovës është rrogë e madhe.

Numri i personelit ushtarak në kamp është i klasifikuar, por sipas të dhënave të Sputnik, mbi 600,000 litra ujë derdhen në kamp çdo ditë dhe përgatiten 18 mijë grupe enësh. Përveç amerikanëve, të përfshirë në misionin e KFOR-it ka janë edhe Polonia, Çekia, Turqia, Rumania, Sllovenia dhe Ukraina.

Armët nuk janë të ditura, por sipas disa raporteve ka rreth 20 ‘Shqiponja të Zeza’, një APACHE dhe disa tanke M1A2.

Ushtarët që shërbejnë në Bondsteel paguhen 3000 dollarë plus një kompensim prej 40 për qind për “rrezikun e luftës në Kosovë”. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit