1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nëse Turqia merr 100 avionët F-35, Egjeu kthehet në një sufllaqe”, gjenerali grek jep alarmin

Rekomandime

Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi Alexandros Diakopoulos shprehet se vendi që merr avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun.

Duke folur në një televizon grek, Diakopoulos shpreh shqetësimin në lidhje me mundësinë që Turqia të marrë 100 avionët F-35 që i ishin premtuar nisur edhe nga fakti se vendi ishte pjesë e sipërmarrjes për prodhimin e tyre.

- Advertisement -

Kush merr avionët F-35 sundon Egjeun.

Ata janë të padukshëm, nuk i kap radari.

Nëse Turqia merr 100 avionët F-35 siç kishin planifikuar do ta kthenin Egjeun në një sufllaqe.

- Advertisement -

Për fat tani për tani nuk i marrin dot, ndërsa ne pritet t’i marrim rreth vitit 2027-2028”, tha ai duke theksuar se mbrojtja është një sektor që kërkon shumë shpenzime.

Mbrojtja është e shtrenjtë dhe kërkon shumë shpenzime me këtë fqinj agresiv që kemi.

- Advertisement -

Turqia është një shtet që di vetëm të kërcënojë dhe jo të ndikojë butë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit