1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nesër dita finale, a do të shkojë Prishtina në zgjedhje të reja

Rekomandime

Nesër (e mërkurë), Kuvendi Komunal i Prishtinës, do të mblidhet qysh në mëngjes. Në rend të ditës është vetëm një pikë: zgjedhja e kryesuesit.

Për t’u mundësuar zgjedhja e kryesuesit, Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të arrijnë koalicion: ose me Lëvizjen Vetëvendosje, ose me Partinë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Tashmë dihet që partia e Albin Kurtit, e ka përjashtuar çdo bashkëpunim me LDK-në në Prishtinë. Rrjedhimisht e vetmja mundësi është të arrihet koalicion me PDK-në e Memli Krasniqit.

“Sonte do të ketë takim mes Uranit (Uran Ismaili) dhe Përparimit (Përparim Rama). është e vërtetë që gjërat janë larg, por te shohim çka do të ndodhë”, tha zyrtari i PDK-së.

Por çka ndodhë nëse nuk do të ketë koalicion?!

- Advertisement -

Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë. Rrjedhimisht i bie që, me 6 janar, përfundon afati ligjor, kur duhet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet të bëhet deri me këtë datë, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të reja, për asamble komunale në kryeqytet.

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama përpos kryesuesit të asamblesë, nuk ka formuar ende as ekipin e tij.
Deri tani është bërë publik vetëm njëri nënkryetar, Alban Zogaj nga LDK dhe shefi i Kabinetit, Vllaznim Osmani.

- Advertisement -

Derisa, pozitat e 16 drejtorive dhe njërit nënkryetar nuk janë bërë ende të ditur, për shkak që ende nuk është qartësuar se a do të ketë koalicion me parti tjera, në mënyrë që t’i ndajnë pozitat drejtuese brenda komunës.

Gazeta do ju mbajë të informuar, nëse do të arrihet koalicioni sonte mes LDK-së dhe PDK-së, apo nesër do të dështojë seanca për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit komunal në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit