1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nesër fillon faza e tretë, këto veprimtari do të hapen

Rekomandime

Nesër në Kosovë fillon faza e tretë e lehtësimit të masave të vendosura nga qeveria në detyrë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Në këtë fazë është planifikuar hapja e transportit urban dhe ndërurban, taksitë, teatort, kinematë dhe hapja e gastronomisë në përgjithësi.

- Advertisement -

Në këtë fazë është paraparë edhe mbajtja e provimeve në arsimin e lartë, si dhe testi i Maturës dhe i Arritshmërisë.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit