Instituti Hidrometerologjik njofton se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese në vend.
Sipas IHK-së, vranësirat do të vazhdojnë të mbesin kështu të dendura, duke mundësuar të kemi reshje shiu edhe për ditët vijuese.
Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore.
Nesër minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.