3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nesër në Aeroportin e Prishtinës mbërrin donacioni i Turqisë për luftën ndaj COVID19

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontigjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

- Advertisement -

“Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës,

Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit