17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Përfundon bastisja, reagon ish-këshilltari i Thaçit

Rekomandime

Ka përfunduar bastisja në banesën e Adil Behramajt, këshilltar i ish presidentit Thaçi.

Ekipet e Speciales janë larguar nga ndërtesa ndërsa avokati i Behramajt ka thënë se nuk ka urdhër arrest për të dhe se i njëjti po qëndron në banesën e tij.

- Advertisement -

Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zotit Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilalizuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij.

Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë Qerkini para gazetarëve.

- Advertisement -

Ndërsa, Behramaj shkurt tha se nuk dëshiron të komentoj lidhur me rastin.

“Po rezervohem prej komentimit kështu që fjalën po ia kaloj avokatit Artan Qerkini”, ka thënë shkurt Behramaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit