Pritjeve të qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër virusit covid-19 po iu vie fundi.
Kjo pasiqë, sipas burimeve të medias, nesër në mbrëmje do të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave anti-Covid nga COVAX.
Gjatë ditës së sotme, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurtin për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.
Ajo në “Twitter” ka njoftuar se Komisioni Evropian do financojë procesin e vaksinimit për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.
E kryeministri Albin Kurti tha qeveria po punon natë e ditë për t’i siguruar vaksinat anti-Covid.
Kujtojmë se më 15 janar kanë ardhur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave.
Kurse para një muaji u siguruan edhe shiringat e para që do të përdoren për vaksinimin anti-COVID-19 në Prishtinë.
Përmes frigoriferëve bëhet ftohja dhe mirëmbajtja e tyre.