3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Nesër Presidenti i jep mandatin Isa Mustafës”

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se nesër Presidenti do t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LDK-së.Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dorëzimi i mandatit nga Presidenti mund të mos ndodh vetëm nëse ky i fundit sëmurët sërish nga veshkat.

- Advertisement -

“Albin Kurti nuk ka gjasa të sjellë mandatarin pasi duhet t’i ketë 61 deputetë. Isa Mustafa e bënë qeverinë pasi e ka AAK-në, NISMA-n, AKR-në dhe minoritetet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sipas 95% të gjasave Isa Mustafa do të jetë kryeministër.Zeka thotë se edhe nga e kaluara ka ndodhur që pa i bërë dy vite stazh deputetëve nuk iu njihet stazhi.“Kjo është një arsye pse Presidenti nuk do të shpall zgjedhje të reja”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit