7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nesër skadon afati i kushtetueses për kufizimet e lëvizjes, kryeministri Kurti tregon si do të veprohet

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie të dielën ka treguar se çfarë masa do të merren pas datës 13 prill, datë të cilën Gjykata Kushtetuese e caktoi si përfundim të masava të vendosura nga qeveria për kufizim të lëvizjes.

- Advertisement -

‘’Shumë prej jush dëshironi të dini se cfarë do të ndërmerret pas 13 prillit. Koha nëpër të cilën jemi duke naviguar nuk është noramle, situata emergjente që është krijuar si rezultat i kësja pandemie nuk na ka dhënë shumë hapësirë. Ne jemi të përkushtuar që të veprojmë para se të bëhet vonë’’, ka thënë ai.

‘’Këto masa na kanë kushtuar pak. E dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë që deri nesër të shikojmë edhe një herë masën e marrë. Gjykata asnjëherë nuk e ka kontestuar vendimin në tërësi, por ka thënë se vendimi duhet të merret vetëm nga ministria e shëndetësisë dhe jo për të gjithë territorin e Kosovës. Prej sot vendimet i merr Ministria e Shëndetëisë. Ato merren për komuna të caktuara me rekomandime që vijnë nga IKSHPK. Covid është një virus që po vret. Sfida është e madhe, ashtu kur i shtohet edhe fakti se kemi një sistem të shëndetësisë që lë për të dëshriuar. Kemi përballuar sfida të shumta, do të dalim edhe nga kjo sfidë e më të fortë e më të kujdesshëm se kurrë më parë’’, shtoi për fund Kurti. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit