-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nesër votohen emrat e ministrave për Qeverinë e re

Rekomandime

Pasdita e nesërme mund të jetë dita vendimtare për koalicionin që do të qeveris me Kosovën, pasi Albin Kurti e Isa Mustafa pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen.

- Advertisement -

Siç mëson Reporteri.net nga burime brenda takimit, nesër “kokë më kokë” do të jenë sërish Mustafa e Kurti në orët e pasdites.

Por ky takim paraprihet nga takime të ndara të dy partive, ku do të vendosen për njerëzit që do të udhëheqin me pozitat kryesore në Qeveri. Emrat e ministrave pritet të kalojnë nëpër organet vendimmarrëse të partisë.

VV-ja do ta mbajë e para takimin në parti, ku në orën 09:00 Albin Kurti do ta paraqesë marrëveshjen para anëtarëve të partisë së tij, të cilët do të votojnë.

- Advertisement -

Më pas, në orën 11:00, Isa Mustafa do ta bëjë të njëjtën gjë. Në Kryesinë e LDK-së do të vendoset për emrat e ministrave dhe pozitave të tjera.

Ndryshe, vlen te theksohet se VV e LDK janë gati ta bëjnë Qeverinë më 12 ministri, që parasheh ndarje të barabartë pushteti në mes këtyre të dyja partive. /Reporteri.net/.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit