7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Nexhmedin Spahiu: Koronavirusi do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Rekomandime

Publicisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar situatën në Kosovë pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus.

- Advertisement -

Spahiu ka thënë se virusi korona do të zhduket me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Reporteri.net.

Spahiu po ashtu ka thënë se natyrisht, se kjo do të ndodhë atëherë kur Zoti do t’ua ndriçojë mendjen shkencëtarëve që të zbulojnë ilaçin kundër tij.

“Virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Natyrisht, kjo do të ndodhë atëherë kur Zoti do t’ua ndriqojë mendjen shkencëtarëve që të zbulojnë ilaçin kundër tij. Deri atëherë, Zoti udhëzon kujdes e durim. Viruset e vegjël na përkujtojnë se sa janë të rëndësishëm shkencëtarët që shpesh i përbuzin. Viruset e vegjël na përkujtojnë rëndësinë e marrëdhënieve mes njerëzve, komuniteteve etnike, fetare, racore dhe sidomos mes kombeve”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Kujtojmë se muaji i shenjtë i Ramazanit fillon në prill.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit