13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nga 140 deputetë, 45 janë femra në parlamentin e ri, njihuni me to

Rekomandime

Parlamenti i ri i Shqipërisë dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të ketë në përbërjen e tij 45 gra dhe vajza ose 32% të vendeve në kuvend.

- Advertisement -

Disa nga emrat që do t’i bashkohen për herë të parë organit ligjvënës janë Najada Çomo, Luljeta Bozo, Edona Bilali, Pranvera Resulaj etj nga lista e PS, apo Ina Zhupa, Flutura Açka, Andia Ulliri, Zheni Gjergji etj nga lista demokrate.

Madje disa prej tyre si Luljeta Bozo, Edona Bilali apo Enslemvera Zake kanë kryesuar edhe listën e qarqeve te tyre. Deputetja me moshën me të madhe është Luljeta Bozo e PS, inxhinierja e ndërtimit që u bë e njohur veçanërisht pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa deputetja më e re në parlament i përket listës së Partisë Demokratike. 22-vjeçarja Andia Ulliri, u rendit e gjashta në Qarkun e Durrësit dhe arriti të sigurojë 5595 vota individuale.

- Advertisement -

Deputetja më e votuar në rang vendi është ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila renditet e shtata me mbi 15,000 vota, e ndjekur nga Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu përkatësisht në vendet 22 dhe 24.

Ndërsa nga demokratët deputetja më e votuar është Grida Duma, e 26-ta në rang vendi. Në të dy kampet nuk mungoi rikonfirmimi i figurave të njohura ne politike si Mirela Kumbaro, Elisa Spiropali, Evis Kushi etj nga kampi i socialistëve, apo Grida Duma, Oriola Pampuri, Dhurata Çupi etj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit