-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Nga 400 deri në 1,000 euro” / Olluri tregon sa kushton blerja e patentë shoferit në Kosovë

Rekomandime

Gazetari Parim Olluri ka thënë se njëri prej shkaktarëve të aksidenteve në Kosovë është marrja e patentëve të shoferit me para.

Ai thotë se ky fenomen është shqetësues dhe thotë se është shumë i përhapur.

- Advertisement -

“Nga 400 deri në 1,000 euro”, tha Olluri që është cmimi i këtyre patentëve.

“Shumë persona shesin mend se po vozisin pa patentë. Po tua marrësh makinën dhe të turpërohen edhe ata para familjes atëherë do të ishte më ndryshe”

Olluri po ashtu tha se njëri prej arsyeve të aksidentit tragjik në Kroaci është mosrespektimi i rregullave për rrugë të gjata.

- Advertisement -

Ai tha se për një rrugë kaq të gjatë është dashur të jenë tre shoferë e jo dy sa kanë qenë.

Ndryshe, 10 persona ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, kur autobusi më mërgimtar i linjës Frankfurt – Prishtinë, doli nga rruga afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit