1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nga diaspora i reagojnë Osmanit: Ky është ofendimi më i rëndë që na ka ndodhur, nuk mund t’i fajësosh të tjerët për mosdijen tënde

Rekomandime

Kryetari i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Zurich, Shaip Kadriaj, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për deklaratat e saj në mediumin zviceran, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për Blick, është pyetur se a ndihet në faj që njerëzit që janë kthyer nga pushimet në Kosovë e kanë sjellë virusin në Zvicër.

Osmani ka thënë se ata janë qytetarë të Zvicrës dhe duhet të vaksinoheshin në Zvicër.

“Ju jeni duke folur për diasporën. Ata janë qytetarë të Zvicrës. Ata do të duhej të vaksinoheshin këtu (Zvicër). Është përgjegjësi e autoriteteve zvicerane të sigurohen që të bëjnë thirrje dhe t’i bindin  të gjithë qytetarët zviceranë, pavarësisht nacionalitetit që kanë, të vaksinohen para se të vijnë në Kosovë. Në fakt Kosova kishte numrin më të ulët të infektimeve deri në muajin gusht dhe vetëm në gusht nisi vala e madhe e infektimeve”, ishte përgjigjur Osmani.

- Advertisement -

Lidhur me këto deklarata ka reaguar i pari i PDK’së në Zurich, Shaip Kadriaj, i cili ka kritikuar ashpër presidenten Osmani.

Ai ka thënë se ky është një ofendim shumë i rëndë për djemtë dhe vajzat e shtetit tuaj, të cilët kanë ardhur në gurbet për të siguruar familjave të tyre një jetë më të mirë.

- Advertisement -

“Znj.Presidente ne së pari jemi qytetar te Kosovës, në Zvicer jemi të huaj, nuk e fajësoj shtetin Zviceran në këtë rast, kur edhe nga Presidentja e shtetit tonë jemi të huaj. Ky është një ofendim shume i rëndë për ne, djemtë dhe vajzat e juaj, të cilët erdhëm në gyrbet që të mundemi tjau sigurojmë familjareve tanë një jetë më të mirë.Në Kosovë erdhëm për ti vizituar familjaret tanë, shtetin tonë të dashtun, edhe kontribuuam sado pak në buxhetin e shtetit. Presidente ky është ofendimi më i rendë që ka ndodhur ndonjëherë për diasporën”, ka shkruar Kadriaj.

Më poshtë reagimi i tij i plotë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit