11.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Genc Prelvukaj porosi për Albin Kurtin: Kështu nuk ndërtohet shteti

Rekomandime

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, e ka komentuar situatën politike në vend dhe një intervistë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhënë për gazetarin Blendi Fevziu ku flitet për “marrëveshjen sekrete mes Kosovës dhe Serbisë”.

- Advertisement -

Përmes një statusi në Facebook, Genc Prelvukaj, ka cituar një deklaratë të Kurtit, për të cilin ka thënë se shteti nuk mund të drejtohet me këtë qasje.

Tutje, këngëtari thotë se nëse shteti udhëhiqet me këtë qasje, atëherë jemi larg ndërtimit të shtetit të qëndrueshëm duke uruar që kjo të jetë ditë e keqe për kryeministrin në detyrë dhe jo qasja e tij e vërtetë.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Nuk e kam pare marreveshjen sekrete por e di qe ekziston. Nje mik i presidentit i ka thene nje bashkepunetorit tim, se marreveshja eshte bere. Cilet jane ata nuk ua tregoj emrat….Shkeputur nga nje interviste e kryeministrit ne detyre dhene Blendi Fevziut.Nese drejtohet shteti me kete qasje atehere jemi shume larg per te ndertuar shtet te qendrueshem. Uroj te kete qene nje dite e keqe e kryeministrit, me humor te keq dhe jo qasja e tij e vertete politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit