22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

IKShP e shqetësuar me grumbullimet e qytetarëve: Me një rast në Viti na kishte filluar pandemia

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vazhduar thirrjet për mbajtjen e distancës fizike dhe maskave mbrojtëse. Instituti ka publikuar një fotografi ku shihen një grumbull i qytetarëve që nuk e mbajnë distancën dhe pa maska, dukë thënë thënë se kjo situatë është e pa tolerueshme.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka thënë se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke folur për rastin që u konfirmua mbrëmë në kryeqytet, Instituti ka thënë se nuk është për tu festuar, por për tu brengosur sepse kështu ka ka filluar më 13 mars.

“Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

- Advertisement -

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit