9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Albin Kurti po tenton ta bind botën që Kosova s’ka probleme me Vuçiqin, por me Thaçin”

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka krahasuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti me liderin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha.Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Zeka thotë se Kurti po tenton ta bind botën që Kosova nuk ka probleme me Aleksandër Vuçiqin, por me Hashim Thaçin.

- Advertisement -

Tutje shton se këtë që po e bën Kurti e ka bërë kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

“Albin Kurti, sikur vëllai binjak i Lulit, horë na bani me këto letrat e tij, herë në Washington , herë nëpër Europe, duke u munduar me bindë dynjanë se Kosova nuk ka problem me Vuqiçin, po me Hashim Thaçin”, ka shkruar Zeka.

Shkrimi i plotë:
Çka kane te perbashket Albin Kurti dhe Lulzim Basha?

- Advertisement -

Lulzim Basha, karrieren e tije politike e ka ndertu duke bere denoncime, disje e hulumtime kunder gjysmes te kombit shqipetar, pra kunder Kosoves, ne kohen kur punonte ne administraten e UNMIK ut. Ka bere dosje kunder UÇK-se, e shume marrina tjera.Si politikan, ne çdo vizite jashte vendit, ne çdo takim nderkombetar, e ka paraqitur Shqiperine si parajsa e droges, pa treguar qe Lazarati ishte bastioni i PD-se.Albin Kurti, sikur vellai binjak i Lulit, hore na bani me keto letrate e tij, here ne Washington , here neper Europe, duke u munduar me binde dynjane se Kosova nuk ka problem me Vuqiçin, po me Hashim Thaçin.Turp, po edhe ndonje dite, sepse shume njereze po largohen nga kjo çoroditje politike!!!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit