Nga e enjtja FSK-ja mund të zbarkojë kudo në botë

Date:

Kufiri mes Rusisë e Ukrainës është i mbushur me ushtarakë. Këtyre forcave mund t’iu bashkohet edhe Kosova, qysh nga kjo e enjte.

Në fakt nga 13 janari Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë edhe kudo tjetër që ka nevojë me hyrjen në fuqi Ligji i ri për dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit.

Sipas dokumentit në fjalë, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues, apo ftesë qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë. Gjithnjë edhe me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njofton Klankosova.tv.

Është Qeveria ajo që propozon secilin mision e kuvendi ai që vendos. Vulën finale megjithatë e jep komandanti suprem, në këtë rast presidentja.

Gjithë këto institucione, ka muaj që mbështesin idenë se FSK është e gatshme për çkado.

Por nuk është se FSK është ende në nivelin më të mirë për t’u ndihmuar shteteve qe janë në Iuftë, në aspektin e kapaciteteve ushtarake.

“Me kapacitete Iuftarake akoma jemi herët për me marrë pjesë, për arsye se kapacitetet Iuftarake akoma nuk i kemi të zhvilluara sa duhet, por me oficerët shtaborë ka kapacitet të shkojë me cilindo shtet të NATO” , thotë Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.

Ushtria e Kosovës sipas tij mund të ofrojë ndihmë tejet të madhe në fusha tjera, si logjistike e medicinale.

Kurdo që kjo ngjanë, gjithë aktiviteti i ushtarëve të Kosovës jashtë vendit financohet nga buxheti i Kosovës. Por këtë mund ta kryejë edhe organizata që e fton FSK-në në mision!

FSK deri tashti ka marrë pjesë në vetëm një mision paqeruajtës, në Kuvajt krahë Gardës Kombëtare të Iowas.

Por zbarkimet tjera humanitare i ka të shumta.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...